Flash News

KRYESORE

Erdogan: Turqia në “top 10-shen” e shteteve më të forta në planet

Erdogan: Turqia në “top 10-shen” e shteteve më të

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se shteti që ai drejton synon të jetë në dhjetë vendet e para më të zhvilluara dhe më të fuqishme në botë.

“Ëndrra jonë është ta vendosim Turqinë në dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe me ekonomi më të zhvilluar. Ashtu siç rritet, zhvillohet dhe forcohet Turqia, ashtu edhe ndryshon natyra dhe sasia e problemeve me të cilat përballemi. Puna jonë nuk është aspak e lehtë”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së 80 shkollave dhe 59 sallave të edukatës fizike në Stamboll.

Presidenti Erdogan foli edhe për operacionin ushtarak “Dega e Ullirit”, më saktësisht, për numrin e terroristëve të cilët Turqia i ka neutralizuar në kuadër të këtij operacioni, raporton Anadolu Agency.

Të fundit