Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan u ka lënë kohë kurdëve vetëm këtë natë, që të dorëzojnë armët, në të kundërt operacionet e ushtrisë do të vazhdojnë. Ai e bëri të qartë se negociata me terroristët, shteti turk nuk mund të bëjë.
"Disa drejtues përpiqen të ndërmjetësojnë. Nuk ka ndodhur në historinë e republikës turke, që të ulet në të njëjtën tryezë me një organizatë terroriste, Ne nuk kërkojmë një ndërmjetës, nuk kemi nevojë për të. Propozimi ynë është si vijon: Menjëherë, sonte të gjithë terroristët do të hedhin armët dhe pajisjet e tyre, të shkatërrojnë të gjitha fortifikimet e tyre dhe të tërhiqen nga zona e sigurisë që kemi ngritur . Kur të keni bërë këtë, nga Manbiji deri në kufirin me Irakun, atëherë operacioni ynë" Burimi i Paqes ", i cili ka për qëllim vetëm terroristët, do të përfundojë," tha ai.
Ai iu përgjigj të gjithë atyre që e akuzojnë Turqinë për gjenocid se Turqia nuk po lufton sirianët, por brutalitetin e terroristëve ndaj tyre.