Flash News

KRYESORE

Erdogan: Ushtria turke ka rrethuar rajonin Afrin në Siri

Erdogan: Ushtria turke ka rrethuar rajonin Afrin në Siri

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ushtria turke dhe aleatët e saj rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin të Sirisë.

Sipas “Reutres”, një hap i tillë përbën avancim të madh në operacionin e ushtrisë turke në këtë rajon, e cila ka nisur sulmet në veri të Sirisë gati shtatë javë më parë, me qëllim largimin e kurdëve sirianë nga kufiri turk.

Turqia e konsideron YPG-në grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Sipas mediave vendase, Turqia tani kontrollon pesë nga shtatë vendbanime në rajonin verior të Afrinit.

Erdogan ka deklaruar se pas kontrollimit të rajoneve Afrin dhe Manbixh, operacioni do të zhvendoset në lindje, për të larguar luftëtarët kurdë nga kufiri Siri-Turqi.

Të fundit