Flash News

KRYESORE

Erdogan vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri: Është model për botën

Erdogan vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri:

Në një intervistë ekskluzive për Sokol Ballën në Top Channel, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vlerësoi harmoninë fetare të Shqipërisë si një model për botën.

"Shqipëria është një vend shumë i veçantë, që strehon grupe shumë të ndryshme, duke ndjekur fetë dhe kulturat e ndryshme dhe sipas pikëpamjes sime, Shqipëria ka një respekt të ndryshëm me popullsinë muslimane dhe me popullsinë e krishterë. Ka një bashkëjetesë shumë të pasur. Kjo pasuri, shpresoj të mbështetet edhe në të ardhmen nga Shqipëria", tha Erdogan.

Erdogan ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me Kryeministrat Shqiptarë, por duket se me Edi Ramën ajo shkon përtej kësaj. Ai nuk heziton të përgëzoj atë gjatë një fushate zgjedhore.

"Z. Kryeministër, dhe miku im i dashur Edi, tani, do të doja t'i uroj atij më të mirën në përpjekjet e tij. Presidentit të zgjedhur kohët e fundit, i uroj atij më së shumë fat në përpjekjet e tij të ardhshme. Personalisht i jap rëndësi të madhe solidaritetit midis Kryeministrit dhe Presidentit. Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re. Unë besoj se populli i Shqipërisë do të forcojë të ardhmen e vet ", tha Erdogan.

Presidenti turk përmend konfliktin midis institucioneve më të larta, të cilat mund të dëmtojnë unitetin e vendit.

Ai thotë se nga pikëpamja ekonomike, investimet turke në Shqipëri kanë arritur nivele shumë serioze, në 3 miliardë euro.

"Nuk e di se sa investime kanë ardhur nga BE, por nuk do të ndalet. Ne kemi një gamë të gjerë investimesh në Shqipëri. Pak ditë më parë, një grup biznesmenësh biseduan për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve ", tha Erdogan.

 

Të fundit