Flash News

KRYESORE

Erdogan zbut tonet me Greqinë: Të distancohemi nga grindjet !

Erdogan zbut tonet me Greqinë: Të distancohemi nga grindjet !

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, duket se ka zbutur tonet me shtetin helen, Greqinë.

Në një dalje për mediat, Erdogan është përballur me pyetje të shumta, por ajo që ra në sy është thirrja për paqe dhe dialog me shtetin grek.

“Tashmë ne kemi nevojë për paqe, sepse paqja jonë që kemi me ju nuk ngjanë me paqen e asnjë vendi. Të distancohemi nga grindjet ‘jo ti ke marrë më shumë? unë kam dhënë më shumë? Mos bërja e kësaj na sjell probleme të tjera neve, të cilat fatkeqësisht kanë kosto të rënda. Ne kemi dëshirën që kësaj t’i vendosim pikën”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Pyetjes se Greqia shkakton tensione për çështjen e ishujve në Egje dhe cili është qëllimi i Greqisë, presidenti Erdogan i është përgjigjur se “Ne Greqinë e shohim si një fqinj dhe dëshirojmë që t’i tejkalojmë këto pavarësisht disa problemeve. Të ulemi në tryezë, t’i vendosim mënjanë këto”.

 

Të fundit