Flash News

KRYESORE

Erdogani i zemëruar: A keni dëgjuar për 'terrorizëm kristian' apo 'ateist'

Erdogani i zemëruar: A keni dëgjuar për 'terrorizëm

“Nëse autori është musliman thuhet ‘terrorizmi islam‘. Por nëse autori është i një besimi tjetër në shumicën e rasteve nuk përdoret cilësori ‘terror‘, por zbehetet, pa u kaluar përtej kufijve të rasteve gjyqësore. A keni dëgjuar ndonjëher deri tani ‘terrorizëm kristian‘, ‘terrorizëm hebre‘, ‘terrorizëm Musevi‘, ‘terrorizëm budist‘ ose kur personi nuk i përket asnjë besimi ‘terrorizëm ateist‘? Këto, ndër të tjera, ka thënë presidenti turk Recep Tayip Erdogan në hapjen e Këshillit të 9-të Islamik të Euroazisë. Tema e takimit “Islami në Euroazi; Bashkimi Kundër Abuzimit Fetar, Solidariteti dhe perspektiva e të ardhmes”, ka mbledhur në Stamboll pjesëmarrës nga rajonet me pakicë muslimane, nga vende të ndryshme të Europës e të Azisë.

Erdogan në fjalën përshëndetëse te Këshillit theksoi se islamofobia ka nisur në vendet perëndimore pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA dhe ka vazhduar duke rritur ndikimin në armiqësinë kundër muslimanëve.

Të fundit