Flash News

KRYESORE

Ergys Kaçe drejt futbollit portugez?

Ergys Kaçe drejt futbollit portugez?

Duket që fati i mesfushorit të kombëtares shqiptare në klubin e PAOK-ut të Selanikut, po venitet. Sipas mediave greke, 24-vjeçari nuk është në planet e trajnerit serb, Aleksandar Stanojevic. Ndërkohë që ka një tjetër mundësi për të, një huazim i mundshëm në elitën e futbollit luzitan.

Deri më tani interesim serioz për shërbimet e Ergys Kaçes ka pasur nga ekipi tjetër i superligës greke, Panionios, por së fundmi në skenë kanë hyrë klube nga Portugalia, të cilat janë mjaft të interesuara për shërbimet e lojtarit, transmeton SS.

Të fundit