Flash News

KRYESORE

Eriksen e nis si duhet, menjëherë mesazh për Conten

Eriksen e nis si duhet, menjëherë mesazh për Conten

Lojtari i ri i Interit, Christian Eriksen, ka folur për Inter TV duke rrëfyer emocionet e para të kalimit te skuadra italiane. 26-vjeçari duket mjaft i lumtur dhe beson se mund të ketë shumë suksese me ekipin zikaltër.

“Mezi po prisja të vija, është bukur këtu dhe jam i lumtur që jam lojtari i ri i Interit. Jam i emocionuar, tifozët më pritën në mënyrë fantastike. Në Angli jam paraqitur mirë, tani jam gati për këtë aventurë të re. Interi është një klub fantastik".

Nuk ka munguar dhe komenti i tij për trajnerin Antonio Conte. Ai e vlerëson në maksimumin teknikun e ri. "Conte? Kam pasur fatin ta njohur kur isha pjesë e Tottenham dhe ai ishte trajneri i Chelsea. Kemi vuajtur gjithmonë kundër tij. Jam shumë i entuziazmuar për ta njohur nga afër“, thekson Christian Eriksen

Të fundit