Flash News

KRYESORE

Eriksen tregon kalimin tek Interi, zbulon prapaskenën me Realin

Eriksen tregon kalimin tek Interi, zbulon prapaskenën me Realin

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, ka folur në lidhje me kalimin e tij te skuadra e Interit. Ai pranon se nuk kishte asgjë konkrete me skuadrën e Real Madridit.

"Real Madrid dhe Interi? Real Madrid nuk kam pasur asgjë konkrete, përkundrazi Interi u interesua vërtet dhe në mënyrë shumë serioze. Në atë pikë nisa të imagjinoja të luaja me zikaltërit dhe vendimi erdhi shumë natyrshëm. San Siro është një stadium i jashtëzakonshëm dhe nga jashtë Interi perceptohet si një klub i madh. Ajo që po përjetoj këto ditë e konfirmon këtë. Kemi një grup të shkëlqyer dhe po luftojmë me Juventusin. Ata fitojnë prej shumë kohësh dhe ne duam ta ndryshojmë këtë. Unë jam aty për këtë synim.

"Me Conten kam folur vetëm një herë para transferimit dhe ishte shumë i drejtpërdrejt me mua. Më shpjegoi si më shikonte në fushë dhe atë që kërkonte nga unë, me topin në zotërim dhe pa topin në zotërim. E vërtetë që stërvitjet e tij janë të rënda, por jam i gatshëm. Dua të luaj aty ku mund të prek më shumë topin për të krijuar mundësi. Por, peshën e përgjegjësisë nuk e ndjej. Edhe te Totenhemi por edhe te Danimarka, kam qenë futbollisti nga i cili pritej diçka më shumë”.

Të fundit