Flash News

KRYESORE

Erion Braçe: Si duhen lexuar votat e pavlefshme nga Partia Socialiste

Erion Braçe: Si duhen lexuar votat e pavlefshme nga Partia Socialiste

Për zëvendëskryeministrin Erion Braçe, votat e pavlefshme në zgjedhjet e 30 qershorit duhen lexuar si vota kundër qeverisë.

“Votat e pavlefshme janë shumë dhe duhet të jemi realistë: ato janë vota kundër. Duhen lexuar shumë mirë nga secili prej kandidatëve dhe nga PS-ja për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar në këtë aspekt. Faktori i parë ka lidhje me qeverisjen; faktori i dytë mund të jetë qeverisja vendore, ka shumë të pakënaqur sidomos në zonat rurale për infrastrukturën; faktori i tretë mund të jenë kandidatët”, u shpreh Braçe, i ftuar në emisionin “Dita Jonë”.

Në lidhje me kryebashkiakët e opozitës të cilët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga zyrat e tyre, zv/kryeministri dha këtë opinion:

“Janë deklarata që më ngjajnë si ato që nuk ka zgjedhje në 30 Qershor, që do të bëhej nami. Janë deklarata për të motivuar disa punonjës bashkie që të dalin në protestë me molotov në dorë në 8 korrik.

Shteti ligjor do të veprojë për secilin nga personat që shkelin ligjin”.

Të fundit