Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj ‘i heq kapelen’ Rudina Hajdarit: Leksion qytetarie

Erion Veliaj ‘i heq kapelen’ Rudina Hajdarit: Leksion qytetarie

Një leksion qytetarie e konsideron kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, intervistën e deputetes Rudina Hajdari për ‘Zërin e Amerikës’, ku njoftoi se nuk do e djegë mandatin.

Veliaj thotë se Hajdari ka qenë një zë kritik ndaj bashkisë së Tiranës, por kjo nuk e pengon që t’i ‘heq kapelen’ për vendimin e marrë.

“Rudina Hajdari ka qenë një nga zërat qytetare më kritike të Bashkisë së Tiranës , por kjo s'më pengon t'i "heq kapelen" e t'ju kërkoj të gjithëve ta lexoni të plotë këtë leksion qytetarie përtej bindjeve”, shprehet Veliaj.

Hajdari mori dje edhe vlerësimet e Taulant Ballës, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Balla dhe Veliaj janë dy prej zyrtarëve të PS-së që akuzohen nga Partia Demokratike për lidhje me eksponentë të krimit të organizuar dhe favorizim të “mafies së ndërtimit”.

Pas vendimit për të mos djegur mandatin, Rudina Hajdari është përjashtuar edhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Të fundit