Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj: Për të gjithë ata që janë mërzitur, ta ndryshojnë stacionin

Erion Veliaj: Për të gjithë ata që janë mërzitur,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sot një deklaratë që as ai vetë nuk e beson. Duke iu përgjigjur kritikëve për numrin e lartë të kronikave që publikohen në media ku ai shfaqet me lopatë në dorë, Veliaj ka kërkuar prej tyre që të ndryshojnë stacionin.

“Për të gjithë ata që janë mërzitur nga fushata duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill, që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Por dilema është se, cilin stacion të zgjedhësh? Bashkia e Tiranës përgatit kaseta të gatshme të aktiviteteve të kryebashkiakut Veliaj, përfshirë mbjelljen e pemëve, dhe ua dërgon të gjitha televizioneve. Këto kaseta pasqyrohen “copy paste” nga televizionet.

Që prej zgjedhjes në krye të Tiranës, në vitin 2015, Veliaj nuk lejon gazetarët dhe kameramanët të marrin pjesë në aktivitetet e bashkisë. Çdo kronikë që shfaqet në televizione dhe që lidhet me bashkinë, është përgatitur me kujdes nga stafi i Veliajt.

Ndërkohë, një ditë më parë, kompania këshilluese Mercer e renditi Tiranën si qyteti më i keq në Europë për të jetuar, duke lënë pas vetëm Minskun e Bjellorusisë.

Të fundit