Erion Veliaj i rrëmben një tjetër këshilltar LSI-së

Erion Veliaj i ka marr sot një tjetër këshilltar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vota e Bora Panajotit ishte një nga 32 votat pro miratimit të buxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin 2018.

Në total, deri më tani janë katër këshilltar të zgjedhur nga LSI dhe që tashmë votojnë pro kryebashkiakut të Tiranës.

Raportet mes LSI-së dhe Veliaj janë ftohur vetëm pak kohë më parë ku pas bojkotit që këshilltarët e Lëvzjes Socialiste për Integrim i bën kreybashkiakut, ky i fundit shkarkoi katër administratorët e propozuar nga LSI në njësitë bashkiake.