Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, ja më kë e zëvendëson

Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së

Abaz Hado nuk do të jetë më nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Mësohet se Hado është larguar së fundmi nga kjo detyrë, të cilën e mbante që prej shkurtit të 2016-ës.

Abaz Hado ishte emëruar në atë post si propozim i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka gjetur zëvendësuesen e Hados sërish në këtë parti. Kozeta Mesiti do të jetë nënkryetarja e re e Tiranës, gjithashtu anëtare e PDIU-së. Mesiti ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Metrologjisë, e cila është kritikuar për faktin se nuk bënte publike emrat e kompanive që mashtronin me karburantin.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj lëvizje në bashkinë e Tiranës, gjithsesi, kujtojmë se kjo ndodh vetëm pak ditë pasi Shpëtim Idrizi kërcënoi Partinë Socialiste se do hynte i vetëm në zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Firma e Senida Mesit për aferën e Teatrit Kombëtar, kusht për të marrë Bashkinë e Shkodrës?

“Sonte do të shkoj te teatri të firmos peticionin”, Artan Fuga mbështet aktorët dhe kritikon kolegët: Turp!

Të fundit