Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj vijon të ‘plaçkisë’ LSI-në, këtë herë i merr aktorin

Edhe në fushatën e fundit elektorale nuk munguan angazhimi i figurave publike të cilët i bashkohen partive politike. Një prej tyre ishte aktori Laert Vasili.

Në një aktivitet të organizuar në maj të vitit të kaluar nga LSI-ja, Vasili, (Laerti jo Petriti), vendosi ti bashkohej partisë që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta. Në aktivitetin në fjalë ishte i pranishëm edhe vetë Meta si dhe Klajda Gjosha.

Por ditën e sotme, aktori Laert Vasili shfaqet në krah të kryebashkiakut Veliaj duke mbjellë pemë.

Por Leaert Vasili nuk është i pari LSI-stë që i bashkohet Veliaj, më herët e kanë bërë edhe disa prej këshilltarëve bashkiakë të cilët, edhe pse u zgjodhën si përfaqësues të partisë e cila tashmë drejtohet nga Monika Kryemadhi, ju bashkuan kryebashkiakut.

Të fundit