Flash News

KRYESORE

“Erion Veliajn e nxorën jashtë si qen me bisht nën shalë”

“Erion Veliajn e nxorën jashtë si qen me bisht nën

Përplasja e ashpër mes deputetëve të opozitës me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Komisionit të Medias ka shkaktuar reagime të shumta.

Jo vetëm në radhë aktorësh, apo shoqëria civile, por edhe nga politika. Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas largimit të Veliajt nga mbledhja, pas një ore debat dhe përplasje mes tij dhe deputetëve të opozitës.

“Nje akt prej banditi i Lal Plehut ne parlament qe mori pergjigjen e merituar!

Te dashur miq, per here te pare ne historine 27 vjecare te parlamentit, pushton seancen e punimeve te komisionit parlamentar Erion Veliaj, nje horr, bandit i veshur me pushtet duke menduar se pushteti i pakufishem i tij e lejon te ulet i paftuar, te marre mikrofonin dhe te bllokoje mbledhjen e komisionit ne kundershtim flagrant me rregulloren e parlamentit!

Deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit dhe deputetet e tjere te opozites mbrojten me vendosmeri parlamentarizmin dhe nxorren jashte si qen me bisht nen shale Lal Plehun, dhe se bashku me te ndrikull Kumbaron, qe ndan me te vellain parate e takspaguesve shqiptare!

Nje pershendetje te perzemerte per zonjen Vokshi dhe deputetet e opozites qe perzune Lal Plehun nga parlamenti! Sb”, shkruan Berisha në një status në facebook.

Të fundit