Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Erjon Braçe: Për ligjin e bixhozit janë kërcënuar edhe familjarët e deputetëve
Vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve dhe kazinove në zonat e banuara ka shkaktuar shumë reagime, pro dhe kundër, ndërkohë që nuk kanë munguar as mesazhet kërcënuese në drejtim të deputetëve socialistë.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar sot në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, se mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe familjarët e deputetëve.
“Kjo s’është ngjarja e javës. Kjo është në prime-time të kësaj jave. Unë parashikoj betejë. Do bëhet realitet ajo që është ligj. Nga 1 janari s’ka më baste. Ka nisur që në 2015, kur mazhoranca vendosi të marrë nën kontroll sektorin. Mendoj se beteja do të jetë e ashpër. Së dyti, fenomeni u bë i tillë për shkak të përmasave që ka marrë biznesi i lojërave të fatit. 600-700 milionë euro xhiro vjetore. Në kërcënim të interesave të këtij tregu, përfshirë edhe deputetët e Komisionit të Ekonomisë. Ia kanë dalë të qëndrojnë nga një presion permanent ndaj familjeve të tyre. Çdo mesazh, çdo gërmë, unë kam marrë mesazhe, është detyra ime të marr mesazhe qoftë edhe kërcënuese. Por askush tjetër s’e ka për borxh”, tha Braçe.
Deputeti i PS theksoi se ka tentuar të telefonojë disa prej personave që e kanë kërcënuar me mesazhe, por telefonat dilnin më pas të fikur.
“Ka patur SMS informuese. Psh 26 mijë të punësuar. P.sh mijëra euro taksa. Pastaj ke shqetësuese, “çfarë do bëhet me ne”. Pavarësisht se unë i kam konsideruar skllevër ata që punojnë aty. Pastaj të shara, para e mbrapsh. Të tjerat kërcënuese, siç kanë marrë kërcënime koleget e mia në Komisionin e Ekonomisë. Më bën përshtypje që numrat tanë kanë dalë në treg. Numrin tim e ka një rreth i ngushtë. Personat që shkruajnë SMS s’kanë lidhje me mua dhe zonat e mia elektorale. Pasi jam këmbyer një seri mesazhesh, i kam marrë në telefon, por më pas telefonat janë fikur”, u shpreh ai.
Sipas deputetit Braçe, projektligji që do të votohet nesër në Kuvend parashikon mbylljen edhe të kompanive ‘on line’, përfshirë ‘BastArena’.