Flash News

KRYESORE

Erjon Braçe rrëfen momentin më të sikletshëm: Më kapi një e dridhur, nuk më funksiononte as dora

Erjon Braçe rrëfen momentin më të sikletshëm: Më

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financat, Erjon Braçe është kthyer pas në kohë dhe ka rrëfyer momentin më të sikletshëm në jetën e tij.

I ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, Braçe tregon se ky moment daton që në adoleshencën e tij në provimin e violinës. Madje, Braçe tregon se që prej asaj kohe nuk dëgjon më muzikë klasike.

“Me sa duket, violina ka lënë gjurmë traumatike tek unë. Nganjëherë kthehej edhe në detyrim, sepse më largonte nga lojërat. Kur kam dalë në klasë të 8 nga shkolla “8 Nëntori” mbaj mend se provimi i fundit që kam dhënë ishte pikërisht violina. Mbaj mend si tani që më ka kapur një e dridhur, e cila nuk pushonte, aq sa dora nuk funksiononte të gjente notat, harku dridhej gjithashtu. Duke qenë se isha i mirë me mësime, drejtori i asaj kohe më la të largohesha nga provimi. Kështu që nuk dëgjoj muzikë klasike që atëherë”, u shpreh Braçe.

Të fundit