Erkand Qerimaj kërkon vetting për KOKSH: Janë militantë të LSI-së; kanë abuzuar me fondet

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për përjashtuar sportin e peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare që do të organizohen në Spanjë.

Qerimaj e konsideron njëkohësisht çmendur dhe skandal këtë vendim për t’i hequr të drejtën sportistëve për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Ai kërkon vetting për zyrtarët e KOKSH, që sipas tij kanë abuzuar me fondet dhe taksat e qytetarëve, pasi shpesh herë delegacionet e Shqipërisë mbushen me turista. Qerimaj thotë se këta drejtues janë militantë të LSI-së.

Reagimi:

Cmenduri apo Skandal? Quajeni si te deshironi! Sekretari Komitetit Olimpik bashke me Presidentin e KOKSH perjashtojne pa te drejte peshngritjen nga Lojrat e Mesëdheut, nje vendim ky i pa bazuar ne asnje ligj shqiptar dhe nderkombetar! Edhe me absurd arsyetimi i tyre se meqe Federata Boterore ka denuar disa shtete ne po denojme tonet pa asnje arsye logjike, i duket e tepert te ngrejne Sportistet e Peshengritjes flamurin shqiptar ne Spanje!

Nje delegacion mbi 80 vetë qe po ti hedhesh nje sy pa pasur nevoj per kontroll te detajuar dalin se shume jane turista e shkojne per qef atje e pse jo me paret e taksapaguesve shqiptare. E meqe mu kujtuan abuzimet Drejtuesit te KOKSH-it do e meritonin nje kalim Vetingun per te pare sa kane abuzuar me fondet e bursat Olimpike mundin dhe djersen tone!

Si mendoni se duhet te veprojme ne kete situat ne sportistat qe na mohohet pjesmarrja ne Spanje, pa asnje ligj ku thote se ne duhet te denohemi, ku na mohohet e drejta e per te perfaqesuar kombin e per te ngritur flamurin shqiptar. Kto drejtues te KOKSH-it jan militantë te LSI.