Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi: Ben Blushi më ka bërë të djersij

E shohim gjithmonë duke qeshur dhe duke bërë të tjerët për të qeshur por a keni pyetur vetën ndonjëherë se sat ë vështirë e ka Ermali të përcjelle para ekranit humor?

I ftuar në emisionin e pasditës në Tv Klan tek “Rudina” Ermali ka rrëfyer se cila ka qenë intervista e tij më e vështirë. Aktori i humorit ka treguar se intervista më e vështirë ka qenë ajo me Ben Blushin, e bërë në emisionin “6 Ditë pa Ermalin” në vitin 2014.

”Nuk po e them  në kuptimin se Blushi nuk ka humor, por më ka bërë të djersij gjatë intervistës, sepse çfarëdo të thoja unë, nuk qeshte.”

Por në fund rrëmbeu një buzëqeshje Blushit dhe për këtë Mamaqi mori edhe një falenderim nga bashkëshortja e tij.

Éva më çoi mesazh ku më shkruante: Faleminderit që e bërë tim shoq të qeshte,” u shpreh Ermali.

Të fundit