Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi Elmeda Abazit: Pse erdhe dhe i more emisionin gruas time

Ermal Mamaqi Elmeda Abazit: Pse erdhe dhe i more emisionin gruas time

Mbrëmjen e djeshme, në ‘Xing me Ermalin’ ishte e ftuar ishte Almeda Abazi, e cila drejton spektaklin “Dancing Ëith the Stars”. Ajo ka lënë Turqinë gjatë këtyre javëve për të prezantuar spektaklin e kërcimit në Vizion Plus.

Më parë ky spektakël është prezantuar nga Amarda Toska, bashkëshortja e Ermalit dhe kjo nuk mund t`i kalonte pa e përmendur aktorit të humorit.

“Çdo ti që vjen dhe na merr shfaqjet dhe spektaklet, ke pak andej në Turqi ti?”, ishte pyetja e Ermalit.

“Pse çfarë problem ke ti”, ia ktheu pa hezituar Almeda.

“Po ishte emisioni i gruas time…”, vazhdoi Ermali.

Dhe Almeda u përgjigj e qetë me “E pra”.

Të fundit