Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi mund të rikthejë Elvana Gjatën në Shqipëri

Ermal Mamaqi mund të rikthejë Elvana Gjatën në Shqipëri

Elvana Gjata që pas ngjarjes së ndodhur në Bllok, ku u përfshi i dashuri i saj dhe pa dashje edhe këngëtarja u bë pjesë e historisë, është larguar nga Shqipëria.

Elvana ishte në kulmin e karrierës së saj dhe ngjarja e detyroi atë të largohej dhe të qëndronte në heshte dhe që prej asaj dite, këngëtarja nuk është bërë aktive në rrjetet sociale.

Por, para se të ndodhte vrasja në ish- Bllok, Elvana u përfshi në projektin kinematografik me rol kryesor në "Dy gisht mjalt".

Filmi pritet të dalë në dhjetor në të gjitha kinematë shqiptare dhe është një bashkëpunim me Ermal Mamaqin. Por në promovimin e një filmi, aktorët, producentët e gjithë bashkëpunëtorët bëjnë dalje publike për mediat, takime dhe aktivitete të ndryshme.

Duke qenë se Elvana ka rol kryesor, na bën të mendojmë se kjo mund ta rikthejë këngëtaren në Shqipëri.

Të fundit