Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ermal Meta do të performojë në "Festivalin e 57-të të Këngës"
Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë në "Eurovizion 2018", do të performojë në "Festivalin e 57-të të Këngës".
Sipas "RTSH", Ermal Meta do të jetë i ftuar special në natën e parë të këtij eventi të muzikës shqiptare.
"Festivali i 57-të i Këngës", mes më të mirëve të muzikës, prej nga ku do të dalë edhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ka edhe mjaft interpretues të rinj të talentuar, që do të provojnë veten mes më të mirëve në eventin më të madh kombëtar të muzikës.
Festivali do të vijojë me fazën parapërgatitore që do të finalizohen me tri netët e mëdha të Fest ’57 20-21-22 dhjetor.
Festivali i 57 i RTSH-së, të përzgjedhurit për netët finale:
Aurel Thellimi, Bojken Lako, Lorela Sejdini, Bruno Pollogati, Dilan Reka, Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.
Kujtojmë se bashkë me Fabrizio Moro-n, Ermal Meta u rendit në vendin e 5-të në "Euro song" me këngën "non mi avete fatto niente".