Flash News

KRYESORE

Ermal Meta emocionohet nga fansi i tij 8-vjeçar, këndojnë së bashku në skenë

Ermal Meta emocionohet nga fansi i tij 8-vjeçar, këndojnë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovision, mbrëmjen e djeshme në skenën e ‘Amici’ ka përjetuar emocione të forta nga një fans i tij 8-vjeçar.

Ai ishte i ftuar për të performuar së bashku me një nga konkurrentët, Einar, dhe ndërkohë që performanca ishte duke vazhduar normalisht, në skenë hyri një djalosh 8-vjeçar i cili u afrua për të kënduar me të.

Ermali dhe djali 8-vjeçari Giuseppe janë njohur në ‘Twitter’ dhe kur përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovizion’, vuri re se ai ishte fans i çmendur pas tij, i emocionuar e ftoi në një koncert para 10 milionë njerëzve.

Për këtë arsye Maria De Filippi e ftoi Giuseppen për të emocionuar sërish këngëtarin.

https://youtu.be/MBvJS9zulVc

Të fundit