Flash News

KRYESORE

Ermal Meta i lodhur nga muzika: Dua të shkruaj romane

Ermal Meta i lodhur nga muzika: Dua të shkruaj romane

Këngëtari me origjinë shqipatre, Ermal Meta, i cili do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovision 2018’, është shprehur se dëshiron të ketë një shkëputje nga muzika për të shkruajtur romane rreth udhëtimeve të tij.

Në një intervistë për “Vanity Fair Italia”, Ermal Meta ka treguar se vitit e ardhshëm tjetër, ka vendosur të bëjë një shkëputje të gjatë në muzikë sepse ndihet shumë i lodhur.

“Kam nevojë të shlodhem pak, të udhëtoj. Më pëlqen të shkoj në Indi, të shkruaj një roman të frymëzuar nga ato vende. Dua të marr me qira një “bed&breakfast” në Islandë, një dhomë me piano, vetëm për të shkruar. Pastaj dua të shkoj në Amerikë, nga bregu në breg me makinë, me vëllain tim”, ka thënë ai.

Këngëtari gjithashtu është shprehur se disku i tij i ardhshëm do të frymëzohet nga tinguj oriental.

“Ndoshta udhëtoj dhe në Japoni, dhe disku im i ardhshëm do të frymëzohet nga tinguj oriental”, deklaron artisti.

Ndërkohë pritet që Ermal Meta të mbajë një koncert edhe në Shqipëri, në sheshin “Nënë Tereza”.

Të fundit