Flash News

KRYESORE

Ermal Meta korr një tjetër sukses në Itali, kritikët: E merituar!

Ermal Meta korr një tjetër sukses në Itali, kritikët: E

Ermal Meta është një nga shqiptarët më të suksesshëm në Itali që pas fitores në ‘Sanremo’ përmes duetit “Non mi avete fatto niente”, e cila do ta çojë në skenën e Eurovision më 12 Maj.

Megjithatë, Ermal Meta nuk është ndalur me kaq. Së fundmi, ai ka fituar zemrat e publikut në Itali, përmes interpretimit të 28 këngëve nga repertori i tij në Forum di Assago, në Milano.

Mediat italiane dhe kritikët e kanë cilësuar një sukses të merituar këtë moment për karrierën e këngëtarit me origjinë nga Fieri.

Në koncert, salla është e mbushur plot me të rinj dhe të rritur që valëvisin flamuj verdhë e zinj, ngjyra të albumit të ri”Non abbiamo armi”, por mes tyre janë edhe admirues VIP, si Ambra Angiolini apo Francesca Michelin.

Në koncert i pranishëm ishte edhe Fabrizio Moro, me të cilin preku fitoren e Sanremos.

 

Të fundit