Flash News

KRYESORE

Ermal Meta pezullohet nga gara e ‘Sanremos’, reagon këngëtari: Është koha për të folur

Ermal Meta pezullohet nga gara e ‘Sanremos’, reagon

Pas përfundimit të natës së parë të festivalit të “Sanremos”, kënga e  këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe atij italian Fabrizio Moro u pezulluan pasi dyshohej për plagjiaturë.

Të dyja këngët, si ajo e Metës dhe Moro, ashtu edhe ajo e Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali, e cila u prezantua në 2016, ishin bërë nga i njëjti autor dhe kjo mund të ishte arsyeja, por pas shumë aludimeve zv/drejtori i Rait u shpreh se nuk kishte plagjiaturë, mirëpo mësohet se drejtori artistik Claudio Baglioni ka vendosur të pezullojë këngën e tyre dhe pritet të verifikohet edhe më shumë mbi çështjen.

Meta, përmes një statusi në ‘Facebook’ u shpreh se kënga është e re dhe me një kuptim krejt ndryshe nga ajo që mendohet së është kopjuar. ” Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është absurde e qesharake duke pasur parasysh se Andrea Febo e shkroi me mua dhe Fabrizion “Non mi avete fatto niente”, është shprehur ai.

Statusi i plotë:

“Përshëndetje, është koha për të folur.

Ne kemi dëgjuar të flitet për plagjiaturë kundrejt këngës tonë në Sanremo dhe molla e sherrit është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor i vjetër i Fabrizios) e cili u prezantua në përzgjedhjet e Sanremos 3 vite me parë, por u fshi dhe nuk u komercionalizua asnjëherë.

Fabrizio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të kësaj kënge që të mos sakrifikojmë diçka të bukur (siç kemi thënë në intervista) dhe që të tre së bashku kemi shkruar një këngë re me një kuptim krejtësisht ndryshe.

Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është absurde e qesharake duke pasur parasysh se Andrea Febo e shkroi me mua dhe Fabrizion “Non mi avete fatto niente”.

Për më tepër ne jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në suksese të ndryshme si për veten ashtu edhe për të tjerët.

Kush na njeh, e di.

Kur vendosëm të tregonim një gjendje të përgjithshme me këtë këngë, nuk e bëmë për ta prezantuar në Festival, por për të folur për paqen. Ndihemi shumë keq për atë që ka ndodhur sepse nuk kemi ardhur në Festival për të bërë shaka me njerëzit, por për t’i përqafuar ato.

Jemi të sigurt që çdo gjë do të shkojë mirë.

Një përqafim, Ermal!”, shkroi këngëtari shqiptar.

Të fundit