Flash News

KRYESORE

Ermal Meta rikthehet në ‘SanRemo 2019’, por jo si konkurrent

Ermal Meta rikthehet në ‘SanRemo 2019’, por jo si konkurrent

Këngëtari shqiptar Ermal Meta pritet të rikthehet sërish edicionin e këtij viti në ‘Sanremo 2019’. Ndryshe nga edicioni i shkuar, ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”, Ermal Meta këtë vit rikthehet në skenën madhështore të festivalit si i ftuar special.

Ai do të performojë sonte, në mbrëmjen e dueteve bashkë me Simone Cristicchi, i cili garon me këngën “Abbia Cura di Me”.

“Kënga e tij më pëlqeu tej mase. Jam një adhurues i muzikës së Simones. Më pëlqen pena e shpirti i tij muzikor. Pranova menjëherë ftesën e tij dhe është një zgjedhje që mund ta bëj për pak njerëz”, u shpreh këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Të fundit