Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ermal Meta: Shisja gazeta në semafor dhe duart e fytyrën i kisha sterrë, por mendjen e kisha diku tjetër
Ermal Meta është këngëtari me origjinë shqiptare i cili ka arritur shumë në skenën italiane dhe tashmë është një nga këngëtarët më të njohur atje, por nuk e ka pasur të lehtë të ngjiste shkallët.
Ai ka arritur që dje në Tiranë dhe në konferencën e sotme për shtyp, disa orë para koncertit, ka treguar dhe vuajtjet që ka kaluar gjatë fëmijërisë dhe se muzika ka qenë gjithmonë ëndrra e tij, për të cilën punoi shumë.
“Kur isha 14 vjeç shisja gazeta në semaforë dhe ngaqë nuk e dija që boja linte gjurmë, kur prekja fytyrën bëhesha sterrë i zi. Kur shkoja në shtëpi mamaja gjithmonë më pyeste, “ku ke qenë? Unë i thosha që isha në punë, por thoshte që nuk më besonte,”- tregoi Ermali.
“Duart i kisha atje në punë, por mendja ishte në vend tjetër. Çfarëdolloj eksperience pune që kisha, mendja shkonte te muzika. Çdo njeri që takoja ishte një histori. Secili i ka historitë brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por jo gjithmonë. Kështu që pjesën tjetër e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Shkoja në shtëpi e shkruaja këngë, e ndjeja urgjencën e krijimtarisë. Fillimisht kisha më shumë me pasion pianon sesa kitarën. Kur theva këmbën në basketboll, i thash një shoku të më sillte një kitare, ta mësoj. Aty zbulova një botë tjetër”, vazhdoi më tej këngëtari.