Flash News

KRYESORE

Ermonela Felaj pyetet për arratisjen e Gruevskit nga Hani i Hotit, si u përgjigj kryetarja e Komisionit të Sigurisë

Ermonela Felaj pyetet për arratisjen e Gruevskit nga Hani i Hotit, si u

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj është pyetur lidhur me debatin e kalimit të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski nga pika kufitare e Hanit të Hotit drejt Malit të Zi në drejtim të Hungarisë, ku ka kërkuar edhe azil politik.

E ndodhur në një vizitë në zonën e Hanit të Hotit, Felaj nuk ka pranuar të përgjigjet, duke thënë se “këtë përgjigje nuk mund ta jap si kryetare e komisionit të sigurisë, pasi e japin organet e hetimit. Kjo nuk është çështje për deputetët e komisionit të sigurisë dhe me sa kemi parë në media çështja po hetohet. Mospasja e skanerit ka qenë një problem para se të vinim ne në pushtet”.

Kujtojmë se Gruevski u arratis përmes Shqipërisë, me automjetin e ambasadës hungareze në Tiranë. Policia kufitare e konfirmoi kalimin, por me justifikimin se emri i tij nuk figuronte ende në sistemin e të kërkuarve.

Të fundit