Flash News

KRYESORE

Ermonela Jaho anulon shfaqjen: Jam shumë sëmurë

Ermonela Jaho anulon shfaqjen: Jam shumë sëmurë

Diva shqiptare e operës Ermonela Jaho ka arritur majat dhe sa i përket suksesit të saj ndërkombëtarisht. Mbrëmjen e së hënës ajo duhet të performonte në operën Metropolitan në New York me “Madame Butterfly”, por duket se e kishte të pamundur për arsye shëndetësore.

“Për të gjithë ata që prisnin performancën time në Metropolitan Opera, më vjen shumë keq që nuk jam në skenë për “Butterfly”, por jam e sëmurë dhe doktori më ka rekomanduar të mos këndoj. Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe shpresoj shumë që të këndoj sërish këtë të premte”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Të fundit