Flash News

KRYESORE

Ermonela Jaho çon “Madame Butterfly” në Washington

Ermonela Jaho çon “Madame Butterfly” në Washington

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho, pas suksesit të jashtëzakonshëm në teatrot e Londrës, Bolonjës, Nju Jorkut dhe Parisit, në 5 maj do të ngjitet në skenën e Operës Shtetërore të Washingtonit, me rolin e saj të Cio -Cio San në operën “Madame Butterfly”.

E konsideruar një nga veprat më të shkëlqyera të Puccinit “Madame Butterfly”,  drejtuar nga Leslie Swackhamer, sipas sopranos Jaho kjo opera përfshin disa nga ndjenjat më universale dhe humane . Me thjeshtësinë e saj gjatë interpretimit të këtij roli Jaho arrin të përcjellë dashurinë, dëshpërimin, braktisjen dhe çdo situatë tjetër, që përjeton personazhi i saj gjatë veprës te publiku.

Ermonela Jaho e pajisur me një ndjeshmëri të lartë mbi rolet që merr përsipër të realizojë edhe këtë herë pritet të magjepsë publikun.  Në 5 maj do të jetë premiera e operës “Madame Butterfly” në Operën Shetetërore të Washingtonit, ndërsa në datat 6, 8 , 10 , 13 , 15, 18 dhe 20 maj sopranoja do të vijojë të interpretojë rolin e saj në këtë opera. Jaho është shpallur edhe sopranoja më e mirë në botë për vitin 2016, nga International Opera Awards.

Të fundit