Flash News

KRYESORE

Ernest Gjoka rikthehet në krye të Kukësit

Ernest Gjoka rikthehet në krye të Kukësit

Klubi i Kukësit ka njoftuar mbrëmjen e sotme për rikthimin në pankinë të trajnerit Ernest Gjoka. Pas humbjes së sotme ndaj Kastriotit, klubi shkarkoi Ramazan Ndreun nga detyra e trajnerit, për ta zëvendësuar me Gjokën.

Në njoftimin e klubit thuhet se Gjoka ka dalë kampion me këtë ekip dhe e njeh mirë atë.

Njoftimi i plotë:

Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukesit në vend te Ramazan Ndreut , i larguar sot pas humbjes me Kastriotin.

Gjoka ka dalë kampion me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit.

Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli Kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë.

Të fundit