Flash News

KRYESORE

Eros Grezda konfirmon zyrtarisht se është i lidhur me Oriola Marashin

Prej disa kohësh përflitet për një lidhje mes futbollistit të kombëtares shqiptare, Eros Grezda dhe modeles Oriola Marashi. Mediat arritën të siguronin dhe foto të dyshes bashkë. Postimet e çiftit ishin në vende të njëjta, mirëpo asnjëri nuk pranonte lidhjen.

Dyshja është karantinuar në Kroaci dhe në ditëlindjen e Grezdës, Oriola bëri një urim në Instastory, edhe pse ende mungonte konfirmimi zyrtar.

Së fundmi në një intervistë për “Top Channel”, ka qenë futbollisti ai që e ka pranuar publikisht.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajnë online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën.”

Të fundit