Flash News

KRYESORE

Ertrit Berisha ndër portierët më të mirë në botë, rënditet më lart se Gigi Buffon

CIES. grupi ndërkombëtar kërkimor Observatori i Futbollit, ka shpallur renditjen e futbollistëve më të mirë për këtë kampionat me mbi 2000 minuta lojë në ligat e tyre. Në listën e portierëve, Etrit Berisha ndodhet në vendin e shtatë, më lart edhe sesa Gianluigi Buffon.

Portieri shqiptar që luan me Atalanta-n, ka pikë të barabarta me vendin e pestë, por faktorë të tjerë e rendisin atë më poshtë sesa ter Stegen i Barcelonës në listën që nis me Manuel Neuer dhe mbyllet me Diego Lopez të Espanyol.

Etrit Berisha, 27 vjeç, është veçuar për lojën e mirë me Atalanta-n, ndërsa prej vitesh është portier i parë i Kombëtares Shqiptare.

CIES ka zgjedhur futbollistët më të mirë në çdo repart, ku dallon renditja e Messi-t në vend të parë, duke kaluar Ronaldo-n, i cili ndodhet në vend të dytë.

Të fundit