Flash News

KRYESORE

ERTV 'censuron' intervistën e Taulant Ballës, nuk e pyet pse deputetët gjerman refuzuan darkën e Ramës

ERTV 'censuron' intervistën e Taulant Ballës, nuk e pyet pse

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një intervistë rreth 20 minutëshe për televizionin ERTV, ku foli rreth vizitës së delegacionit shqiptar në Gjermani.

Balla u pyet nga gazetari i ERTV-së në detaje rreth vizitës së Gjermani, por e vetmja pyetje që nuk iu drejtuar ishte se pse deputetët e Bundestagut refuzuan darkën e Ramës në “China Club Berlin”, i cili konsiderohet si klubi më ekskluziv në Gjermani.

Siç duket, stafi i televizionit e ka parë të arsyeshme që kjo çështje të mos rikthehet më në vemendjen e publikut duke qenë se bëhet fjalë për një ngjarje të paprecedent, që i prish imazhin kryeministrit në opinionin publik.

Ndërkohë, Balla vlerësoi takimin e Ramës me Merkel, teksa u shpreh se Kancelarja nuk ka vendosur asnjë kusht për Tiranën zyrtare, por thjesht parakushte, ndërsa në lidhje me deklaratat e deputetit Gunther Krichbaum, Balla pohoi se ai njihet për qëndrimet e tij kundër Shqipërisë.

Intervista e Ballës për televizionin ERTV:

Të fundit