Flash News

KRYESORE

ERTV ndërpreu transmetimin e kancelares Merkel, deputeti Paloka zbulon prapaskenat

ERTV ndërpreu transmetimin e kancelares Merkel, deputeti Paloka zbulon

Në orën 15:30 kryeministri Rama u shfaq në konferencën për shtyp përkrah kancerlares Angela Merkel, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti se prononcimi i kancelares Merkel u ndërpre nga ERTV-ja, vetëm pak minuta pasi ajo filloi të fliste dhe u transmetua reth 60 minuta më vonë.

Lidhur me këtë gjarje ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili thotë se Rama ndërpreu transmetimin në ERTV dhe filialet e tij të konferencës, pasi Merkel deklaroi se ka disa parakushte për hapjen e negociatave. “Lideri “magjepses” nuk ka patur sukses, megjithëse kishte mbushur gazetat gjermane me deklarata prej servili lepirës ( siç bën gjithnjë me të fortët dhe kur është në hall).”

Reagimi i plotë: 

ERTV dhe filialet e saj , nisen te japin live konferencen per media te kancelares Merkel dhe liderit te gjate, por pas pak sekondash transmetimi u nderpre...

Arsyeja; Merkel ka deklaruar se “ka disa parakushte per hapjen e negociatave, qe do te diskutohen ne qershor...krimi dhe korrupsioni...”

Lideri “magjepses” nuk ka patur sukses, megjithese kishte mbushur gazetat gjermane me deklarata prej servili lepires ( sic ben gjithnje me te fortet dhe kur eshte ne hall).

Ca me keq akoma, nuk i eci varianti qe u perpoq te perhapte se qendrimet e kryetarit te komisionit per Evropen ne Bundestag ishin qendrimet personale te nje kundershtari te tij dhe se kancelarja me siguri qe mendon ndryshe...

Me sa duket “magjepsja” e liderit nuk i kapka te gjithe apo sic u shpreh Doris Pack “jo te gjithe mund te blihen e te shiten si ai”.

Te presim cdo na serviri ERTV pasi ta perpunoje lajmin ne kazanin e Rames.

Të fundit