Flash News

KRYESORE

Ervin Kulluri: Administrata ka 6 muaj që merret me fushatë

Ervin Kulluri: Administrata ka 6 muaj që merret me fushatë

Ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes Ervin Kulluri tha në emisionin “Ekopolitikë” të gazetarës Aurora Sulçe, se administrata ka 6 muaj që merret me fushatë. Ai tha se Rama nuk do të bashkëpunojë me ministrat e PD për të goditur njerëzit e tij në administratë.

Kulluri: Unë dyshoj shumë që zoti Rama, duke e njohur zotin Rama shumë mirë nuk do të bashkëpunojë me ministrat e PD për të goditur njerëzit e tij në administratë. Ky është dyshimi kryesor, pastaj a godit LSI apo PDIU unë këtë nuk e di, por një njeri që ka bërë një ligj të tillë të mbrapsh duke rrëzuar një ligj konsensual që e ka mbushur administratën me militantë partie, një ditë të bukur të fillojë e të kërkojë çbëjë atë që ka bërë në 4 vjet…Unë te zoti Rama nuk kam besim.

Abilekaj: Zoti Rama e ndryshoi ligjin dhe administratën e zëvendësoi totalisht  në 4 vjet bashkë me LSI është tjetër gjë kjo dhe është tjetër gjë pjesëmarrja e administratës në fushatë. Vendimet për pushim nga puna në kohën kur janë zgjedhjet nga organe jo kopetente dhe nga ministra teknikë. Shkarkimi është një procedurë që nëse nuk bëhet në bazë të ligjit mund të shkaktojë kosto dhe në fund bëhet nul.

Kulluri: Ka 6 muaj që në 15 nëntor të vitit të kaluar që PS ka përcaktuar grupet e punës, ka 6 muaj që administrata punon për ditë në fushatë elektorale dhe kam përshtypjen dëmi më i madh është bërë, çështja është të shpëtojmë ça të shpëtojmë në këto 25 ditë.

Të fundit