Flash News

KRYESORE

Ervin Kurti rrëfen eksperiencën e ‘çmendur’ seksuale: Nuk kisha përvojë të mjaftueshme

Ervin Kurti rrëfen eksperiencën e ‘çmendur’

“Të gjithë e duan seksin, por rezulton që në Shqipëri jo të gjithë flasin për të”, kjo ishte tema e emisionit “Top Show Magazine”, ku të ftuarit shprehën mendimet e tyre për revolucionin teknologjik që ka sjellë me vete erën e madhe të ndryshimeve të përmbajtjes së faqeve të internetit, portaleve dhe lajmeve online mbi seksin në vendin tonë.

Një ndër personazhet që tregoi rreth eksperiencave të tij seksuale ishte edhe opinionisti i emisionit, Ervin  Kurti. “Mbaj mend se para ca kohësh isha diku jashtë shteti me një partnere, e cila më dha një peshqir të lagur dhe më kërkoi t'i gjuaja me të.  Unë u vura ne siklet pasi një përvojë të tillë nuk e kisha provuar asnjëherë më parë”, u shpreh Kurti.

Rrëfimi i tij shkaktoi mjaft ilaritet tek të ftuarit në emision, ku gazetarja Iva Tiço, blogerja Zhaklin Lekatari dhe aktorja Annais Lika nuk i mbajtën dot të qeshurat.

Të fundit