Flash News

KRYESORE

Ervin Salianji dhe Lulzim Basha thirren në Prokurori për të dëshmuar

Ervin Salianji dhe Lulzim Basha thirren në Prokurori për të

Deputeti demokrat Ervin Salianji dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë thirrur në Prokurori për të dëshmuar ditën e premte. Salianji do të pyetet në lidhje me video-përgjimin e Fredi Alizotit. Është vetë Salianji i cili e ka konfirmuarlajmin në një intervistë për Fax News.

Sa i përket thirrjes së Lulzim Bashës në Prokurori, Salianji u shpreh, “Në dijenin time Basha është thirrur për një çështje tjetër”, tha Salianji duke shtuar se ka dhe çështje të tjera të cilat po hetohen nga Prokuroria, si çështja e Xhisiela Malokut dhe “Toyota Yaris”.

Ndërsa i pyetur nëse është larguar nga emisioni “Opinion” për të mos dorëzuar videon në Prokurori, deputeti demokrat e ka mohuar kategorikisht.

“Është qesharake...si mund t’i iki unë Prokurorisë kur unë kam imunitet për kontrollin personal”, tha Salianji.

Të fundit