Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ervin Salianji: Opozita pengesë e Vetingut? Shihni këtë 'listë të zezë' të dalë nga korridoret e PS
Ervin Salianji
Miti kryesor i socialistëve në qeveri, i ndërtuar nga dita në ditë, përherë e më me forcë, është: opozita po pengon vetingun!
Ngritja e miteve dhe legjendave urbane, më shumë se kudo gjendet në luftën për pushtet dhe si mjet politik për të bërë politikë dite. Duke ngritur mite ecet më i sigurt, ato“ngjisin” shumë më tepër se sa debatet e zgjatura për të zbuluar të vërtetën. Kështu ndërtohen disa fabula nëpër media dhe, shoqëruar me batuta, ato zënë vend më mirë se çdo debat politik. Dhe kjo po ndodh edhe në rastin e reformës në drejtësi.
Kjo sepse Reforma nuk pritet të përmirësojë vetëm drejtësinë e proceseve gjyqësore, nga ajo pritet të vijë pastrimi i madh, ai i pushtetit politik të lidhur me afera ekonomike të mëdha, dhe më thellë akoma të lidhura me krimin e organizuar. Sot diskutimi për drogën nuk është diskutim vetëm moral dhe kriminal, por mbi të gjitha është diskutim ekonomik . Ky diskutim duhet të nisë nga koka: kush përfiton nga paratë e drogës dhe kanabizimit. Zbulimi i rrjeteve të përfitimit nga abuzimi me pushtetin mund të jetë i pafund në çdo sektor të qeverisjes, por kanabisi është ilustrimi më perfekt, që fajin nuk e ka ligji, por vullneti politik dhe lidhja e krimit me politikën.
Reforma prek gjithë jetën politike, ekonomike dhe vendos ekuilibrat socialë në vend, për së paku 20 vitet e ardhshme. Kjo reformë u formësua dhe lindi si një përpjekje e fortë e opozitës dhe u votua në 21 Korrik unanimisht me mbeshtetje të fortë ndërkombëtare. Së pari, sepse të pambrojturit ose njerëzit pa pushtet, ku hyn edhe opozita, janë të parët që kanë nevojë për një drejtësi sa më të fortë, drejtësi të pavarur dhe të paanshme, e cila bën të mundur ndalimin e zyrtarëve që abuzojnë, sidomos ministrat me megaskandale në korrupsion, përfshirje në përhapjen dhe lejimin e drogës, dorëzanë në abuzimet me tenderat etj.
Për vetingun e këtij procesi duhej të mblidhej ajka e shoqërisë dhe jurisprudencës dhe duhet të kishte, së paku 5 fish kandidatë më shumë se numri i vendeve, për të bërë kështu të mundur cilësi dhe barazi mes profesionistëve.
Por, çfarë ndodhi! Duhet qartësuar një herë e mirë, madje duke e theksuar fort, që opozita në këtë fazë nuk ka asnjë tagër në përzgjedhjen dhe as ka dorë në ngecjen e procesit. Ka thjesht dhe vetëm propogandë mediatike të qeverisë e cila shkon në kurriz dhe në dëm të cilësisë së procesit, duke fshehur të vërtetën. Secili mund ta gjykojë vetë nga një kërkim i thjeshtë emëror. Procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve të vetingut ka ngelur në institucione për shkak të tentativave për ta kapur, ose për shkak të paaftësisë, dhe kurrsesi për shkak të opozitës.
Në përfundim të procesit për komisionet e vetingut u përzgjodhën dhe u përcollën në parlament 22 kandidatë për 27 vende: 5 aplikantë më pak se postet që kanë komisionet e vetingut. Thënë thjesht: nëse do pranoheshin të gjithë, do mbeteshin edhe 5 vende të lira. Kaq pak e kaq gjë dështoi ngritjen e komisioneve.
Nuk mbaron me kaq. Me një kërkim te thjeshtë rezulton që, së paku 16 (nga 22 në total) kandidatë për komisionet e vetingut (komisionet që do të kontrollojnë “pastërtinë” dhe lidhjet e dyshimta ne sistemin gjyqësor) janë të lidhur me Partinë Socialiste.
Ja kush dhe ja se si:
1- Albana Shtylla - ish anëtare e KQZ, e emëruar nga PS.
2- Alma Vokopola (Faskaj) - Këshilltare e Komisionit të Ligjeve pas 2013, e punësuar dhe nën influencën direkte të Fatmir Xhafajt.
3- Donald Xhelili -është emëruar Kancelar i Gjykatës së Tiranës, pas vitit 2013, nga qeveria aktuale.
4- Eljona Lloja- rezulton e emëruar në Bashki në pozicionin e përgjegjëses së sektorit pas 2015.
5- Elvis Zaimi -punon pranë Bankës së Shqipërisë në pozicionin e Drejtorit të Sektorit Bankar e Juridik. Rezulton të ketë bërë disa shkrime e artikuj kritikë nëpër gazeta të ndryshme, mbi 21 Janarin, Reformën në Drejtesi e ndikimin politik, në mbështetje të PS.
6- Florjan Ballhysa - Ish këshilltar i Fatmir Xhafajt kur ka qenë Ministër i Drejtësisë. Në 2013 u emërua nga Xhafaj Këshilltar i Komisionit të Ligjeve.
7- Ina Rama - si kryeprokurore nuk ka bërë asnjë proçedim penal për gjyqtarë apo prokurorë të korruptuar.
8- Klara Mullaj -ka qenë punonjëse e INUK gjatë kohës së drejtimit të institucionit nga Zyhdi Dajti. Ka qenë në procedim penal për shpërdorim detyre.
9- Lindita Xhillari - është Ndihmës Komisionere tek Avokati i Popullit dhe ish-Drejtoreshë Juridike në Presidencë përpara vitit 2012.
10- Nertila Sadedini - aktualisht është Drejtoreshe në Ministrinë e Mjedisit.
11- Olsi Komici - është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit. Sipas medias ka qenë nën procedim penal për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.
12- Rezarta Abdiu - ish-drejtoreshë e Antikorrupsionit, Këshilli i Ministrave 2001-2005 ;
13- Rozeta Ivanova - kandidate e PS për kryetare të K.Q.Z kur u zgjodh si kryetar Denar Biba,
14- Shpresa Beçaj - ish Kryetare e Gjykatës së Lartë
15- Sokol Çomo - ish Zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së PS. I zgjedhur nga PS dy herë anëtar i KLD. Ende në detyrë si anëtar i KLD
16- Valbona Sanxhaktari - juriste në kryeministri
Nuk marr përsipër të analizoj profesionalizmin apo aftësitë e tyre teknike, por afërsia e tyre me Partinë Socialiste dhe propozimi apo emërimi në pozicione kyçe deri sot, tregon qartë sa seriozisht e ka reformën Rama!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38