Flash News

KRYESORE

Është 57 vjeç, Eddie Murphy baba për herë të dhjetë

Aktori i njohur i komedisë, Eddie Murphy së shpejti do të bëhet baba për herë të dhjetë.

Aktori i Beverly Hills Cop, 57 vjeç, pret fëmijën e tij të 10-të nga partnerja e tij, Paige Butcher.

"Eddie Murphy dhe e dashura e saj, Paige Butcher, kanë kënaqësinë të njoftojnë se presin fëmijën e tyre të dytë në dhjetor", tha një përfaqësues pranë Murphy-t në një deklaratë.

Butcher u fotografua duke veshur një fustan të gjerë me lule që theksonte barkun e saj në rritje.

Ata janë bashkë që prej vitit 2012 dhe janë edhe prindër të një vajze 2 vjeçare, Izzy Oona.

Aktori komik ka edhe tetë fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Ai ka djalin e madhe, Eric, 29 vjeç, me Paulette McNeely. Fëmijët e tjerë, përfshirë vajzat Bella Zahra, 16 vjeç, Zola Ivy, 18 vjeç, Shayne Audra, 23 vjeç dhe Bria, 28 vjeç, si dhe 25 vjeçari Miles Mitchell, janë me ish-gruan Nicole Mitchell Murphy. Po ashtu, ai ka edhe një

Murphy gjithashtu ka edhe një djalë 27-vjeç me Tamara Hood dhe një vajzë 11-vjeçare Angel Iris me ish pjesëtaren e ‘Spice Girl’, Mel B.

Të fundit