Flash News

KRYESORE

Është apo jo Admir Murataj i vrari në Rinas ? Del ekspertiza mjeko-ligjore

Është apo jo Admir Murataj i vrari në Rinas ? Del ekspertiza

Në ekspertizën mjeko-ligjore të dorëzuar në prokurori deklarohet se i vrari në Rinas është Admir Murataj.

Sipas ekspertizës, Murataj është vrarë nga një plumb dhe  se gjurmët e gishtave të viktimës tek ura e Tapizës korrespondojnë me të tijat, mëson Ora News.

Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Murataj.

Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Murataj, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç'regjistrimi.

Admir Murataj mbeti i vrarë me 9 prill, pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit. Deri më tani janë arrestuar 4 persona nën akuzën e përfshirjes në grabitje.

 

Të fundit