Flash News

KRYESORE

Është babai i këngëtares më të paguar në Britani, fiton vetëm 60 dollarë në ditë

Është babai i këngëtares më të paguar në

Këngëtarja Adele dhe babai i saj biologjik Mark Evans nuk kanë një marrëdhënie të mirë, për të mos thënë marrëdhënia mes tyre është inekzistente.

55-vjeçari është një ish i alkoolizuar dhe nuk takohet prej vitesh me vajzën e tij. Mark e ka braktisur Adelen në moshën 2-vjeçare dhe nënën e saj për shkak të problemeve me alkoolin. E përditshmja britanike ‘The Sun’ ka zbuluar se prindi i këngëtares punon si shofer në një shoqëri transporti ku paguhet rreth 60 euro në ditë.

Adele fiton rreth 170 milionë dollarë në vit. Këngëtarja as nuk mendon t’i rregullojë marrëdhëniet me të atin, ka thënë një burim për ‘The Sun’.

Të fundit