Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Është deputet i Suedisë, politikani shqiptar kandidon dhe për një vend në Parlamentin Europian
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë në prag dhe janë shpallur zyrtarisht të gjithë kandidatët nga partitë në BE.
Në listat e kandidatëve për Parlamentin Evropian pikas dhe emri i Adnan Dibranit, i cili është deputet në parlamentin e Suedisë.
Deputeti i PS, Ervin Bushati përmes një statusi në Facebook, ka uruar Dibranin, ndërsa shkruan, “Në tjetër rast Suksesi Shqiptar: harta e Politikës Europianë po fuqizohet kudo me elementin më të mirë të vitalitetit Shqiptar!!”.
Reagimi i plotë:
SHQIPTARË & EUROPIANË KRENAR 🇦🇱🇪🇺
Miku im 🇦🇱Adnan Dibrani, është Deputet SOC i Parliamentit Suedez tashmë në DY mandate të plota.
Lindur në Mitrovicë, prej moshës 7 vjeç në Suedi ka besuar se Politika është Rruga e Krenarisë për të gjithë ne Shqiptarët.
Kandidon sot për Deputet të Parlamentit Europian!
Jemi shumë Krenarë për të gjithë shqiptarët që janë pjesë dhe garojnë në Politikën Europiane si në nivel Lokal, Nacional dhe së fundmi në atë Europian!
2019 do të jetë Viti kur shqiptarë do të jenë pjesë e Parliamentit Europian: brenda në Zemrën e Demokracisë së Bashkimit Europian! Krenar 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Në tjetër rast Suksesi Shqiptar: harta e Politikës Europianë po fuqizohet kudo me elementin më të mirë të vitalitetit Shqiptar!!!
Më shumë sesa Turizmi, Bujqësia, Industria, Energjia apo Ndërtimi: Investimi ynë njerëzor në Shoqëri dhe Politikë është Kapitali Shqiptar në Europën e Bashkuar!!!
Shteti, politika & shoqëria Shqiptare duhet të Zgjohen dhe te Rriten në këtë realitet të ri të Fuqisë Demokratike Shqiptare në Europë!
Mbështesim Kandidatët Shqiptarë në BE❤