Flash News

KRYESORE

“Është film komercial”, Ermal Mamaqi dhe Ervini Bejleri sqarojnë përballë “debatin”

“Është film komercial”, Ermal Mamaqi dhe Ervini Bejleri

Pak ditë më parë u komentua në media deklarata e aktorit Ervin Bejleri i cili luan në filmin e vitit “2 gisht mjaltë”. Ervini gjatë një interviste e cilësoi “2 gisht mjaltë”, një film komercial duke u shprehur: “Është një film për të bërë lekë”.

Pas kësaj deklarate të bujshme që u komentua shumë, Ermali dhe Ervini kanë sqarouar në “Xing me Ermalin”, “debatin” virtual.

“Të bësh një gjë komerciale do të thotë ti po bën një gjë që po e shet. Dhe që të shitet do të thotë që ti të hedhësh mund, të hedhësh djersë, pra ke lënë edhe shpirtin aty që ta shesësh. U keqkuptua. Një film është komcerial sepse di të shitet dhe shitet bukur”, u shpreh Ervini.

“S’ta kam marrë për keq”, i tha Ermali duke e mbyllur këtë debat.

Të fundit