Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Është gjyshi i Elva Margaritit, arsyeja pse ministrja nuk mbështet shembjen e Teatrit Kombëtar
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shfaqi për herë të parë rezerva për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Përmes një gjuhe teknike, në një interviste për Report TV, ajo u shpreh se mbështet restaurimin e godinës, pavarësisht se deri tani nuk ka marrë ndonjë iniciativë konkrete per te mbrojtur qendrimin e saj.
‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, zbulon se dyzimi i Margaritit ka të bëjë me faktin se një ndër projektuesit e godinës është pikërisht gjyshi i saj, Anton Lufti. “Ka mbase një arsye tjetër pse zonja Margariti, Ministrja e re e Kulturës, shfaqet e dyzuar në lidhje me Teatrin, përtej formimit të saj profesional. Restaurimi i vitit 1954 që përfshinin zgjerimin e skenës u projektua ndër të tjerë dhe nga Anton Lufi, një nga "katër themeluesit" e shkollës shqiptare të arkitekturës sipas Maks Velos.
Anton Lufi është gjithashtu edhe gjyshi i zonjës Margariti! Qëndrimi kundër Teatrit jo vetëm që do hidhte poshtë gjithë formimin e saj profesional nga Universiteti i Firences por do ta vinte atë edhe kundër trashëgimisë së saj familjare dhe personale. Shpresojmë që zonja Margariti ta kujtojë këtë fakt gjithmonë e më shpesh në ardhmen kur të pyetet në lidhje me Teatrin”, shkruan ‘Aleanca për Mbrotjen e Teatrit’, në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.
Qeveria këmbëngul në ndërtimin e një ndërtese të rë, projektuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels, së bashku me 6 kulla biznesi. Kundër propozimi janë reshtuar artistet dhe shoqëria cilive, që kanë paralajmëruar se do ngujohen në godinë nëse ndërmerren hapa konkret për shembjen e ndërtesës 100 vjeçare.