Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Është grisur fletarresti për Dakon”, Xhafaj dha dorëheqjen dy ditë pas denoncimit të Bashës?
Fatmir Xhafaj u mjaftua me një reagim në faqen e ‘Facebook’-ut të Ministrisë së Brendshme për të njoftuar dorëheqjen nga qeveria e Edi Ramës.
Ashtu si kryeministri, edhe Xhafaj nuk sqaroi se kur është marrë vendimi për largimin si ministër i Brendshëm. Por, në faqen e Ministrisë është raportuar fillimisht se Xhafaj e ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë, të enjten e 25 tetorit.
“Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, pardje i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm...”, shkruhej në reagimin e Xhafajt.
Ky publikim u ndryshua dy minuta më vonë, duke hequr kohën kur Xhafaj kishte paraqitur dorëheqjen: “Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm...”
Nuk dihet pse Rama dhe Xhafaj po e mbajnë të fshehtë ditën kur kanë vendosur t’i japin dorën njëri-tjetrit.
Nëse Xhafaj e ka marrë të enjten vendimin për të larguar si ministër, atëherë kjo ka ndodhur më pak se 48 orë nga denoncimi i kryeopozitarit Lulzim Basha se “është grisur fletarresti për Vangjush Dakon”. Basha akuzoi për këtë ngjarje Donika Prelën, drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që Policia e Shtetit, institucioni përgjegjës për ekzekutimin e urdhër-arresteve, nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë pretendim.
Xhafajt i dridhet zëri teksa flet për gazetarët: Isha në një mëngjes të këndshëm me mbesën time