Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Alfred Lela
Ilir Meta, Presidenti i Republikës, zgjodhi vigjiljen e Krishtlindjes, 24 dhjetorin e vitit 2017, për ta pajisur me nënshtetësi shqiptare Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Hirësinë e tij, Janullatos. Z. Meta, me sa duket, ka marrë parasysh një simbolikë, ajo që të krishterët besojnë se është nata e lindjes së Krishtit, për t'i blatuar një hierarku të një dege të krishtërimit, ortodoksisë, pasaportën shqiptare, në burgundinë e fushës së të cilës shtrihet shqiponja e artë me dy krena.
Edhe pasaporta vetë është një simbolikë. Janullatosi e ka dashur pikërisht si të tillë dokumentin e shtetit shqiptar, dhe asapk për benefitet që vijnë zakonisht me pasaporta të rëndësishme, si ajo amerikane, britanike etj.
Simbolika e dyfishtë, ashtu si shqiponja dykrenëshe e pasaportës shqiptare kësisoj u plotësua, duke e bërë më të gëzueshme Krishtlindjen e atyre që e festojnë dhe shohin te Hirësia e Tij një përfaqësues të tyrin dhe të kryqit.
A u takua, megjithatë, simbolika shpërblyese e kreut të Kishës Ortodokse me të ngjashmen e vet? Ndërsa Presidneti Meta kish zgjedhur një datë simbolike, ai kishte harruar, apo shmangur, një tjetër. Një prift ortodoks shqiptar, At Stathi Melani, pikërisht 100 vite më parë, më 24 dhjetor 1917, u vra nga andartët grekë të cilët ia shpunë kokën në Greqi si trofe. Ai kish' qenë pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, ku u vendos që alfabeti i shqipes të shkruhej me gërma latine, duke mbështetur pikërisht këtë variant. I përndjekur si nga turqit ashtu dhe nga grekët, ai mund të konsiderohet si një prej martirëve të gjuhës shqipe dhe të krishtërimit shqiptar. At Stathi Melani është shpërblyer me 'Nderi i Kombit, nga një prej pararendësve të Metës, Presidenti Nishani.
Nëse z. Meta dhe këshilltarët e tij nuk e kanë ditur këtë hollësi të historisë së Shqipërisë, a ka qenë Hirësia e Tij i informuar për 'statusin' e At Stathi Melanit? Në një hierarki si ajo e Kishës Ortodokse, të rrëmbyer shpesh nga kontroversialitet e 'shqiptarizmës', 'greqizmës' dhe identitetit të huaj të Kryepeshkopit, gjasat janë që po.
Hirësia e tij kishte një rast shumë të mirë që t'i shpërblente me monedhën e simbolikës dhe mirënjohjes, si gjestin 'e krishterë' të Metës, ashtu dhe gjuhën e gjakun identitar të At Stathit. Duke përdorur shqipen në kremtimin e parë kishtar pas marrjes së miratimit për 'shqiptarësinë' formale dhe juridike. Kryepeshkopi iu përmbajt sërish greqishtes, gjuhës së vet të gjakut dhe identitetit.
Kjo i përndezi edhe njëherë skeptikët e Tij dhe të aktit të Presidentit Meta, i pari ndër pesë kryetarë shteti që e shpluhurosi kërkesën e vjetër për nënshtetësi të Kryepeshkopit grek në krye të Kishës Ortodokse shqiptare. Mund të bëhen disa pyetje për vendimin e tij, dhe më të parat janë: pse tani dhe pse ai?
Si fillim, mund të thuhet se vendimi i Metës nuk është identitar. Presidenti i Republikës është i besimit musliman (bektashi), të paktën nominalisht, dhe si i tillë firma e tij nuk është shpirtërore apo identitare. Do të thotë, ai nuk është as nominalisht ortodoks dhe as shpirtërisht besimtar i kësaj skizme të Krishtërimit.
Pasë thënë këtë, mbeten dy alternativa: një lëvizje taktike politike, ose një 'shkëmbim me natyrë strategjike'. Bashkëshortja e tij, që i ka zënë vendin në krye të LSi, Monika Kryemadhi, e miratoi veprimin e Presidentit, duke lëvizur me nuhatje drejt votës së shqiptarëve ortodoksë, apo edhe atyre të pakicës greke në Shqipëri. Meta, më shumë se kaq, ka patur parasysh rivalin e tij politik të së majtës, Edi Ramën, marrdhëniet e të cilit me Greqinë, pavarësisht lejes për varrezat, kanë rrjedhur qelbin e një plage të vjetër, por të infektuar rishtas nga qëndrimet jeniçere proerdoganiste të Kryeministrit.
Grekët e kanë parë hapur si aleat Ilir Metën. Edhe më shumë të tillë pas tëhuajësimit me Ramën. Kryeministri ka marrë çelësat e mandatit të dytë pa asnjë shenjë të një vizite të kolegut grek Cipras i cili, për më shumë, i përket së majtës. Çuditërisht, Edi Rama ka qenë i pari politikan i lartë i së majtës shqiptare që nuk ka parë nga Greqia, vendi gjithmonë i konsideruar si sponsor shpirtëror dhe ideologjik Partisë Socialiste.
Ilir Meta, i ardhur nga e majta gjithashtu, sheh interesin e tij politik te ky vakuum. Vendimi për Janullatosin pulson pikërisht në këtë moskuptim greko-ramist.