Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DER SPIEGEL Editorial nga Mathieu von Rohr
Ditët e vetëkënaqësisë gjermane ishin të bukura, por kanë mbaruar. Ato zgjatën pothuajse për aq kohë sa kancelariati i Angela Merkel dhe u përcaktuan nga një ndjenjë e suksesit, në dukje të pafund ekonomik, dhe një ndjenjë krenarie për rolin e Gjermanisë në botë. Në të vërtetë, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos tre vjet më parë, Gjermania u përcaktua si "vendi më i mirë në botë". Në Europë, u fol për "modelin gjerman" si diçka që vendet e tjera të imitojnë. Kur Donald Trump u bë president në ShBA, disa prisnin që Angela Merkel të merrte pishtarin si udhëheqësja e botës së lirë. Ekonomia e Gjermanisë dukej e palëkundshme, ashtu si dhe roli i Merkel në botë.
Asnjëra nuk është e vërtetë sot. Dhe si të gjithë të tjerët që e kanë hequr leshin nga sytë, edhe gjermanët duhet të përballen me të faktin se duhet ta kishin parashikuiar këtë. Vendi është bërë viktimë e vetëkënaqësis dhe ka filluar të korrë atë që mbolli për një kohë të gjatë, kur vendosi thjesht të pluskonte përmes një anomalie historike, në vend që të formësonte të ardhmen në mënyrë aktive.
Sigurisht, askush nuk e di nëse Gjermania - siç shumë ekonomistë kanë frikë - në të vërtetë së shpejti do të rrëshqasë në recesion, pas 10 vitesh të një rritje të qëndrueshme. Por rritja po bie dhe Gjermania papritmas duket e ekspozuar. Gjërat nuk duken shumë më mirë në frontin e politikës së jashtme. Gjermania është bërë thesi i boksit i preferuar i personit më të fuqishëm në botë dhe Donald Trump ka të ngjarë ta godasë BE-në me tarifën e automobilëve, gjë që do të dëmtonte në veçanti Gjermaninë. Në sytë e Trump, Gjermania është një vend egoist sepse ka sufiçite në eksport dhe nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen.
Trump vetë është egoist dhe nacionalist, kështuqë ai nuk është veçanërisht i besueshëm si kritik. Zyra që ai mban, megjithatë, i jep peshë të konsiderueshme sulmeve të tij. Për më tepër, shumë nga ato që ai thotë - megjithëse janë të shtrembëruara në mënyrë groteske - tashmë janë shprehur nga politikanë dhe ekspertë seriozë. Ata kritikojnë Gjermaninë për dështimin për të marrë pjesë në më shumë operacione ushtarake ndërkombëtare dhe për deformimin e tregtisë globale duke u obsesionuar për një buxhet të ekuilibruar dhe duke mos shpenzuar më shumë para për të gjallëruar kërkesën e brendshme - dhe bashkë me të, rritjen e përgjithshme ekonomike në Europë. Në vend që të investonte më shumë në infrastrukturë dhe inovacione në kohë rritjeje, Berlini ka këmbëngulur në politika shtrënguese të eurozonës. Për vite me radhë, Gjermania thjesht i shpërfilli kritikët e dogmës së buxhetit të saj - laureati i Nobelit Paul Krugman kryesori ndër ta. Gjërat po shkonin mirë në fund të fundit. Gjermania besonte adhuruesit dhe injoronte kasandrat.
Më shumë investime, më shumë pasion
Në epokën e Merkel, nuk ka pasur një projekt të vetëm të rëndësishëm të ndjekur me pasion dhe bindje për një afat të gjatë. Vendi është bërë apatik.
Një problem tjetër është se Gjermania ende nuk e sheh veten si një fuqi globale me gjithë përgjegjësinë që vjen me një staturë të tillë. Edhe kjo duhet të ndryshojë. Gjermanisë i duhet një shtysë krijuese për ta ndihmuar atë të krijojë një rol të vetin në botë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.
Për këtë qëllim, Gjermania duhet të pranojë që është thjesht shumë e madhe për t'u sjellë si Zvicra; nuk mundet thjeshtë të heshtë kur presidenti i Francës hedh idenë për të punuar me Gjermaninë për të reformuar BE-në. Një pjesë e të paturit një politikë të besueshme të jashtme është respektimi i angazhimeve ndërkombëtare për të investuar më shumë në mbrojtje dhe t'i japë fund të qenit një qylaxhi në xhepin e Amerikës. Kjo është mënyra e vetme që Gjermania do të jetë në gjendje të rrëzojë akuzën se prosperiteti i saj vjen me kostot e të tjerëve.
Së dyti, qeveria në Berlin duhet të pajtohet me një realitet ekonomik në të cilin të qenit tepër krenar për eksportet e veta thjesht nuk e bën punën. Në pjesën më të madhe të Gjermanisë, aksesi në internetin mobil është copa-copa dhe, as ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe as korporatat e mëdha nuk janë të përgatitura për transformimin digjital dhe metodat e prodhimit netëork të orientuara nga e ardhmja. Prandaj, Gjermania duhet të investojë në teknologji dhe netëorking. Ajo ka nevojë për një projekt të ri që mund të jetë themeli për mrekullinë e ardhshme ekonomike. Ndjekja aktive, energjike e një zhvendosjeje drejt burimeve të rinovueshme do të ishte një vend i mirë për të filluar.
Për këtë, idetë janë të nevojshme. Dhe paratë. Eshtë koha që të largohemi nga politika e një buxheti të ekuilibruar të përkryer. Respektimi i rreptë i asaj politike ka kohë që i ka dhënë qeverisë një justifikim të rehatshëm për të mos bërë më shumë ekonomikisht dhe ushtarakisht. Por vitet në të cilat thjesht pluskimi ishte i mjaftueshëm për t'i dhënë vendit një ndjenjë të suksesit të përhershëm dhe të paarritshëm kanë përfunduar. Gjermanisë i duhen më shumë investime - dhe i duhet të gjejë një pasion politik.
*Përktheu: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38